Ministria e Mbrojtjes: Shkarkimi i gjeneralëve sipas ligjit

Sipas Ministrisë së Mbrojtës ata janë njoftuar personalisht nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, përpara se lajmi të bëhej publik në media, kështu që pretendimi i tyre se nuk janë njoftuar nuk qëndron.
“Ministria e Mbrojtjes kërkon të sqarojë në lidhje me lirimin nga detyra të 3 gjeneralëve dhe me pretendimin e tyre mungesë referencë ligjore se kjo nuk qëndron. Për lirimin e tyre është zbatuar kuadri ligjor qoftë nga ministria e mbrojtjes ashtu edhe nga institucioni i presidencës. Lidhur me pretendimet e 3 gjeneralëve për heshtje nuk qëndron sepse është ka komunikuar me secilin nga gjeneralët për të shmangur njoftimin më parë nga mediat siç ka ndodhur në raste të caktuara. Propozuam edhe ceremoni për largimin e tyre por kjo u refuzua nga 3 gjeneralët”, theksoi Ministria e mbrojtjes.
Po ashtu Ministria e Mbrojtjes thekson se respekti për shtetin ligjor detyron çdokënd të zbatojë ligjet në çdo rast. /Telegrafi/



















































