LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes: Dy ushtarakët e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Ministria e Mbrojtjes: Dy ushtarakët e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi tre shtetas rusë tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve.

Ministria bën të ditur se bëhet fjalë për tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase. Pasi ata kanë tentuar të futen në Uzinë, kanë reaguar dy ushtarët që ishin në ruajtje të objektit, të cilët edhe kanë mbetur të lënduar në përpjekje për t’i ndaluar.

Dy ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve te Trauma në Tiranë.

Sa i përket shtetasve të huaj, ata njoftohet se janë ndaluar nga autoritetet.

Incidenti në Gramsh, Rama: Ushtarakët neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh
Lexo po ashtu Incidenti në Gramsh, Rama: Ushtarakët neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, raportohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Tre shtetasve të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike dhe në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës. Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar ata drejt Uzinës në Gramsh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori