LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni: Fillojnë konsultimet për vazhdimin e transformimit të sistemit për mbrojtje

Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni: Fillojnë konsultimet për vazhdimin e transformimit të sistemit për mbrojtje

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot do të mbajë takim me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe tink-tenk me çka do të fillojë konsultime të zgjeruara në procesin e transformimit të sistemit për mbrojtje i cili vazhdon pas anëtarësimit të vendit në NATO për përforcimin e aftësive mbrojtëse në periudhën e vitit 2022-2031, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes.

Qëllimi është që përmes dialogut me organizatat civile të vendoset bazë për shfrytëzimin e burimeve në krijimin e politikave nga sfera e mbrojtjes, sigurisë dhe integrimeve euroatlantike, me këtë rast të ndërtohet platformë me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe bashkësisë akademike.


Nga MM-ja theksojnë se ekspertiza, studimet dhe analizat e shoqatave joqeveritare dhe organizatat tink-tenk kanë rëndësi të paçmueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për Armatën në ndërtimin e diskursit shoqëror dhe kjo duhet të shfrytëzohet me realizimin e prioritetit kryesor përmes qytetarëve të sigurt deri në të ardhme të sigurt të shtetit.

Pritet që pjesëmarrësit t’i ndajnë pikëpamjet e tyre dhe të iniciojnë aktivitetet dhe mekanizmat projektuese për përfshirjen e ekspertizës së tyre në proceset të cilat i zbaton Ministria dikasteriale.

“Ministria e Mbrojtjes veçanërisht do të angazhohet për të siguruar mbështetje nga pjesa për diplomaci publike dhe fondi Shkencë për paqe të Aleancës veriatlantike në konfirmimin e nevojave dhe zonave parimore për të cilat përmes thirrjeve publike mund të sigurohet financim nga NATO-ja të projekteve për organizatat joqeveritare dhe tink-tenk në përforcimin e kontrollit civil të sistemit të mbrojtjes dhe të Armatës, luftës kundër lajmeve të rrejshme, kërcënimeve hibride, krijimit të politikave publike për mbrojtje dhe të tjera”, informon Ministria e Mbrojtjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori