LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes e kënaqur nga viti 2021 – RMV u bë anëtare e plotë e NATO-së

Ministria e Mbrojtjes e kënaqur nga viti 2021 – RMV u bë anëtare e plotë e NATO-së

Mbrojtja dhe Armata në vitin 2021 kanë pasur rezultate të rëndësishme në planin e rrumbullaksimit të procesit integrues në NATO, reformat dhe përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Armatës, zhvillimin e kapaciteteve të armatës dhe ripërtëritjen e Armatës.

Maqedonia e Veriut në vitin 2021 është bërë vend-anëtar i Aleancës, e cila është plotësisht e integruar në NATO, proces që e kemi përfunduar në kohë rekorde, vetëm 19 muaj pas anëtarësimit të plotfuqishëm. Qielli ynë është kyçur në sistemin për patrullim ajror në NATO me çka e kemi përforcuar sovranitetin edhe në tokë edhe në ajër.

Armata është institucion me besim më të madh tek qytetarët, sepse edhe në periudhën e pandemisë edhe në periudhën kur në shtet kishte zjarre, pjesëtarët e Armatës ishin plotësisht të angazhuara që t’i mbrojnë qytetarët dhe shtetin.

Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes shënohen suksese edhe në Armatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është vendosur sistem për furnizim të pajisjes bazë, i cili ka dhënë rezultate dhe ka mundësuar që çdo pjesëtar i Armatës të ketë nga dy uniforma, dy ketë çizme, pajisje sportive, në Armatë të ketë pajisje të re për alipinizëm. Është vendosur edhe një pilot program i ri për ushqim falas për çdo pjesëtar të Armatës

Sa i përket zhvillimit të infrastrukturës së Armatës, janë hedhur hapat e parë për zhvillimin e eko-mbrojtjes. “Krivollak” u bë me infrastrukturë të re rrugore dhe me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë dhe aleatëve, SHBA-ja dhe ambiente të reja stërvitore që ishin një tjetër kontribut për faktin se ky poligon është vërtet gjithëpërfshirës dhe unik në Aleancë.

Fokusi në vitin 2021 është në rinovimin e Armatës. Në vitin 2021, janë pranuar 300 ushtarë të rinj profesionistë dhe për herë të parë në më shumë se një dekadë, Armata u bë me 190 nënoficerë të rinj që janë shtylla e saj. Pjesëtarëve të Armatës, veçanërisht atyre që janë pjesë e Batalionit të lehtë të këmbësorisë, iu dha mundësia të stërviteshin me trupat më të mira amerikane nga Brigada e Ndihmës së Sigurisë.

“Mbrojtja mbeti në vend të parë në transparencën ndaj qytetarëve tanë, këtë herë me 100 për qind të kritereve të përmbushura, të cilat konfirmuan prioritetin tonë për të qenë të hapur dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Në të njëjtën kohë, miratuam Planin e ri të Integritetit 2021 – 2024, i cili është një nga politikat kyçe antikorrupsion dhe një mjet që lë zero hapësirë ​​për korrupsion në mbrojtje”, njofton MM.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori