LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës në RMV rrit buxhetin për agjencinë e filmit

Ministria e Kulturës në RMV rrit buxhetin për agjencinë e filmit

Duke sjellë në vëmendje strategjitë e dështuara të vitit 2019/2020 për zhvillimin e industrisë së filmit, Ministria e Kulturës është duke përgatitur ndryshime ligjore për buxhetimin e serialeve televizive, por edhe në vetë Ligjin për veprimtarinë filmike.

Ndryshime në Ligjin për veprimtarinë filmike, ndarja e një buxheti prej 5 milionë eurosh për aktivitetin filmik në vitin 2024, por edhe kompensimi për fondet e reduktuara të Agjencisë së Filmit janë disa nga masat e reja që do të marrë Ministria e Kulturës për të përkrahur kinematografinë. Në një takim me kineastë, kreu i Ministrisë së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ka prezantuar risitë në këtë fushë, duke sjellë në vëmendje se pavarësisht se në vitin 2019 dhe 2020 janë paguar më shumë se 20 mijë euro për zhvillimin e një Strategjie të re Kombëtare për zhvillimin e industrisë së filmit, Strategjia nuk është zhvilluar. Kështu, Ministria e Kulturës do të hartojë një propozim për ndryshimin e Ligjit për buxhetin për serialet televizive, si dhe do të përkrahë miratimin e ligjit të ri për filmin, sipas standardeve evropiane.


“Avancimi i mëtutjeshëm në aktivitet varet nga ju, andaj është e nevojshme të krijohen grupe punuese për hartimin e Strategjisë dhe ligjit të ri, për të cilin shërbimet në Ministri janë në dispozicionin tuaj dhe pastaj të afrohemi me miratimin e tyre”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ministria e Kulturës do të përgatisë një propozim për ndryshimin e ligjit, i cili do t’i dërgohet Kuvendit dhe më pas Agjencia e Filmit dhe vetë punëtorët e filmit do të bëjnë përpjekje që ai propozim të miratohet dhe të gjendet një zgjidhje lidhur me prodhimin e serialeve që kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës. Ministrja theksoi se Qeveria ka miratuar propozimin për miratimin e Strategjisë për zhvillimin e industrisë së filmit, në bazë të së cilës do të përcaktohet nevoja për një ligj të ri për industrinë filmike dhe audiovizive.

Ministrja shprehu edhe mbështetjen e saj për kontratën e nënshkruar me Euroimage, për programin pilot për serialet televizive, për të cilin siç tha ajo u angazhua që të gjejë fondet e nevojshme për biletën e hyrjes, pavarësisht indiferencës së treguar nga Agjencia e Filmit. “Me këtë marrëveshje, 15 milionë euro do të jenë në dispozicion të producentëve vendas të serialeve në tre vitet e ardhshme”, sqaroi përfaqësuesja kombëtare e fondit evropian, Tanja Pepeljugovska, informojnë nga Ministria e Kulturës. Ligji aktual i Filmit, i miratuar në vitin 2014, vlerësohet se nuk është në përputhje me parimet e industrisë së filmit dhe nuk u përshtatet kineastëve për shumë arsye, ata kanë kërkuar prej kohësh miratimin e një Ligji i ri me të cilin do të standardizohej buxheti kombëtar i filmit dhe përfundimisht do të rregullohej statusi i punonjësve të filmit. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori