LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme e Çekisë ia shuan iluzionet Serbisë: Nuk do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës

Ministria e Jashtme e Çekisë ia shuan iluzionet Serbisë: Nuk do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës

Ministria e Jashtme e Çekisë, përmes një njoftimi ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit çek Milos Zeman se do të përpiqet të shohë nëse është e mundur të tërhiqet njohja e Kosovës nga Republika Çeke.

Në këtë drejtim, siç shkruan agjencia serbe e lajmeve Beta, përcjell Telegrafi, MPJ e Çekisë ka thënë se ky shtet e ka njohur Kosovën dhe se Republika Çeke nuk e ka tërhequr kurrë njohjen e asnjë shteti, deri më tani.


“Qeveria Çeke njohu Republikën e Kosovës dhe në të njëjtën kohë dha pëlqimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ishte një njohje de jure, d.m.th. njohje e një shteti i cili është plotësisht dhe përfundimisht në përputhje me pikëpamjet e ligjit ndërkombëtar. Republika Çeke asnjëherë deri më tani nuk ka tërhequr njohjen e asnjë vendi”, është thënë në një deklaratë të MPJ-së së Çekisë, në faqen e saj të internetit, përcjell Telegrafi.

Deklarata kujton se Kosova është njohur gjithashtu nga rreth 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjithashtu është pranuar në disa organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar ose Banka Botërore.

“Republika Çeke ka një interes të padyshimtë në ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë detyrimet që rrjedhin prej tyre për të dy palët”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, mediumi serb kujton se Vaclav Klaus dhe Milos Zeman kanë qenë kundërshtarë të vazhdueshëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe të dy kanë bllokuar emërimin e një ambasadori Çek në Prishtinë.

Po sipas këtij mediumi, mediat paralajmërojnë se nëse Republika Çeke tërheq njohjen, problemet me këto marrëveshje bilaterale do të shfaqen dhe nuk do të jenë në gjendje të kërkojnë që dispozitat e tyre të përmbushen.

Premisat se Zeman mund të ketë sukses në “iniciativën” e tij gjithashtu janë “shuar” së fundmi, pasi që kryeministri çek Andrei Babisch tha se do të flasë për këtë me Zeman dhe përfaqësuesit e të dy Dhomave të Parlamentit në mbledhjen pas një muaji për koordinimin e politikës së jashtme, por se nuk sheh asnjë arsye që Republika Çeke të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj njohjes së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori