Ministria e Financave ka bllokuar mbi 6 mijë lëndë përmbarimore për pagesa që janë në shqyrtim në Thesar. Kjo po konsiderohet shqetësuese dhe dëmtuese ndaj bizneseve të cilat kanë lëndë të zgjidhura nëpër gjykata.
Vonesat e ekzekutimit të mjeteve financiare për kreditorët po konsiderohet shqetësuese nga përmbaruesit privat dhe bizneset.
Pas raportimit për këtë çështje nga Kosovapress, Ministria e Financave, e drejtuar nga Hekuran Murati, janë përgjigjur se ka probleme me sigurim të fondeve për të kryer pagesat ndaj kompanive për të cilat shteti ka obligime.
Thesari ka listuar pesë arsye pse po ndodhë vonesa e shqyrtimit të këtyre mijëra lëndëve.
“Të gjendur në situatë të tillë, Thesari e ka të pamundur ekzekutimin e vendimeve në afat të shkurtë kohorë për arsye të cilat do t’i listojmë si në vijim:
Lëndët dorëzohen të pakompletuara apo edhe me gabime nga ana gjykatës apo përmbaruesve privat, të cilat pamundësojnë realizimin e pagesave e që për rrjedhojë marrin kohë për procedim për ekzekutim;
Kryerja e verifikimeve shtesë me qëllim të shmangies së pagesave të dyfishta, duke pritur edhe konfirmime nga ana e organizatave buxhetore në cilësi të palës debitorë;
Mungesa e ndarjeve buxhetore në dispozicion të debitorëve, pra lëndët nuk arrijnë të ekzekutohen për arsye tërësisht objektive që nuk varen nga Thesari edhe pse tentohet disa herë realizimi i pagesës nuk arrihet në mungesë të buxhetit në dispozicion të organizatës buxhetore – debitorit;
Mungesa e buxhetimit apo alokimit të fondeve sipas Ligjit Nr.08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023;
Bartja e lëndëve nga viti paraprak të cilat nuk kanë arritur të ekzekutohen në fund vitin e kaluar për arsye të mungesës buxhetore në dispozicion të organizatave buxhetore – debitorëve, lëndë të cilat janë bartur në këtë vit fiskal për ekzekutim;
Ekzekutimi i vendimeve në përputhje me shpenzimin e krijuar sipas kategorisë ekonomike”, thuhet në përgjigjen e Thesarit.
Për zvarritjen ose bllokadën e këtyre vendimeve gjyqësore ka raportuar ditë më parë KosovaPress, ku kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat në Kosovë, Arben Gashi ka thënë se mos ekzekutimi i urdhrit të përmbaruesit përbën shkelje ligjore nga Ministria e Financave, në këtë rast nga Thesari.
Sipas Gashit, ligjërisht Thesari do të duhej të ekzekutojë mjetet financiare brenda 24 orëve.
Gashi ka theksuar se vonesat e ekzekutimit të lëndëve në Thesar janë shqetësuese, dhe sipas tij, kreditorët ligjërisht kanë të drejtë të kërkojnë kamatën prej 8 për qind për këto vonesa.
Zyrtarë të Thesarit kanë pranuar për KosovaPress se 6000 mijë lëndë përmbarimore janë në sirtarë të këtij institucioni.
“Për informimin tuaj, këtë vit Thesari ka të evidentuara në procedurë të ekzekutimit mbi 6 mijë lëndë deri tani, lëndë këto të pranuara nga autoritetet përmbaruese si gjykata dhe përmbaruesit privat (të cilat ndodh që dorëzohen të pakompletuara apo edhe me gabime të cilat pamundësojnë realizimin e pagesave e që për rrjedhojë marrin kohë për procedim për ekzekutim”, thuhet në përgjigjen e Thesarit për KosovaPress.
Prapa kamerave disa prej biznesmenëve kanë theksuar se derisa vetë këto institucione që kërkojnë nga kompanitë private t’i përmbushin obligimet ndaj ATK-së në afatet kohore, Ministria e Financave shkelë ligjet në fuqi për ekzekutimin e lëndëve përmbarimore.
Për këto ankesa, nga kjo ministri kanë thënë për KosovaPress se për këtë çështje është përgjegjëse ATK.
“Ndërsa, sa i përket pyetjeve të parashtruara që kanë të bëjnë me ATK, ju mund të merrni informata duke u drejtuar në ATK, pasi Thesari sipas nenit 40 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, pas pranimit të vendimit të plotfuqishëm ose urdhrit të formës së prerë, është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë që menjëherë të marrë çfarëdo masa të nevojshme për pagimin e vendimit ose urdhrit nga ndarjet buxhetore në dispozicion”, thuhet në përgjigje.
Për veç kësaj, sfidë tjetër për kreditorët, mbetet edhe vonimi i shqyrtimit të mijëra lëndëve përmbarimore në gjykatat, përkatësisht në Gjykatën Komerciale. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A