LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Diasporës thirrje mërgimtarëve: Shmanguni pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë

Ministria e Diasporës thirrje mërgimtarëve: Shmanguni pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë

Ministria e Diasporës ka rekomanduar të gjithë bashkatdhetarët që të zgjedhin pika tjera të kalimit kufitar, përveç Merdares dhe Dheut të Bardhë.

Kjo në mënyrë që ata tu shmangen pritjeve të gjata për të hyrë në Kosovë.

Në njoftimin e tyre thuhet se ata janë duke punuar që të ndikojnë të pala serbe që të aplikojë procedura lehtësuese në kufi.


Ministria e Diasporës sugjeron që të gjithë bashkëkombësit të përcjellin gjendjen në pikëkalimet kufitare përmes tabelës së publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.