Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq ka vizituar Komunën e Rahovecit, me ç‘rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi. Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë, përmes të cilave ajo tha se do të gjejnë mbështetje shumë fermer të kësaj ane.
Ministrja me këtë rast ka theksuar se mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë do të vazhdojë të rritet nga viti në vit, si përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve investive, me qëllim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë, duke përfshirë edhe vreshtarinë, si sektori kryesor në këtë komunë.
Në anën tjetër, kryetari Latifi shprehu mirënjohjen e tij për vizitën dhe mbështetjen që i ka dhënë Ministria e Bujqësisë fermerëve të Komunës së Rahovecit dhe me këtë rast ai e njoftoi ministren me sfidat me të cilat përballen fermerët e kësaj ane, duke theksuar me këtë rast nevojën e rritjes së mbështetjes për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në këtë anë.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Ziviq e shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, kanë vizituar Institutin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec, ku kanë parë për së afërmi punën që bëhet në këtë institut.
”Vreshtaria është një degë e rëndësishme e prodhimit bujqësor, vera është një produkt shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, kultivimi i hardhisë së rrushit përfaqëson një mundësi të madhe për zhvillim, Rahoveci është tokë shumë pjellore për kultivimin e hardhisë së rrushit. Duke u nisur nga këto, Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë dhe të investojnë në zhvillimin e Vreshtarisë”, tha ministrja Ziviq.
Drejtori Hoxha gjatë kësaj vizite, ka prezantuar Strategjinë Sektoriale për Vreshtarinë, Verëtarinë dhe rrushit të tryezës 2020-2025, përmes së cilës strategji ai theksoi se do të zhvillohet sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë në Kosovë.
Ai më tej tha se përmes strategjisë synojnë krijimin e plantacioneve të reja të vreshtave, të arrijnë të përmbushin nevojat e konsumit të rrushit të tryezës dhe të rrisin eksportet në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Ministrja gjatë ditës ka vizituar edhe Bodrumin e Vjetër në Rahovec, ku nga afër është njoftuar me procesin e prodhimit të verës në këtë bodrum. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën