LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë hap thirrje publike për organizimin e panaireve lokale

Ministria e Bujqësisë hap thirrje publike për organizimin e panaireve lokale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ka publikuar thirrjen publike për shfrytëzimin e ndihmës teknike në bujqësi dhe zhvillim rural për organizimin dhe zbatimin e manifestimeve lokale dhe panaireve për promovimin e prodhimeve bujqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë, në thirrjen publike mund të konkurrojnë njësitë e vetëqeverisjes lokale, shoqatat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rajonal, odat ekonomike, shitoret bujqësore, me dorëzimin e propozimit për shfrytëzimin e ndihmës teknike deri tek Ministria.


“Shuma maksimale e ndihmës teknike nuk mund të tejkalojë 120.000 denarë për çdo manifestim dhe shfrytëzues”, thonë nga Ministria e Bujqësisë./Telegrafi/