LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit prezanton tre skenarët e mësimit në Shqipëri

Ministria e Arsimit prezanton tre skenarët e mësimit në Shqipëri

Të tre skenarët e planifikuar nga Ministria shqiptare e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator mund të zbatohen në të njëjtën kohë në të gjithë vendin në varësi të infrastrukturës se shkollave, të numrit të nxënësve dhe të përhapjes së virusit COVID-19 në zona të caktuara.

Varianti i parë është rikthimi në bankat e shkollës normalisht duke respektuar masat anti-COVID-19, plani i dytë është kombinimi i mësimit një javë në shkollë një javë në shtëpi dhe skenari i tretë nëse situata përkeqësohet shumë, mësimi do të zhvillohet vetëm online.


Për shkollat me numër të madh nxënësish mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minuta, ku në klasa nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Mësimi do të nisë për një grup në 8 e do të zgjasë deri në 10:45, ndërsa për grupin e fundit nis në 17 dhe mbaron në 19.45.

Për shkollat që do të zhvillojnë mësim të kombinuar klasat do të ndahen në tek dhe çift si për shembull klasat 1-3-5-7-9 do të zhvillojnë javën e parë në mjediset e shkollës dhe javën e dytë online, ndërsa klasat çift 2-4-6-8 të kundërtën. Dhe nxënësit sipas këtij skenari do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë.

Në udhëzuesin e përgatitur nga ministria e arsimit rekomandohet që prioritet të kenë nxënësit e klasave të para deri në klasat e pesta për të zhvilluar mësim paradite në klasa me orar të plotë. Ndërsa të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar dy javët e para të fillimit të shkollës do të zhvillojnë orë përsëritjeje për mësimin online që bënë gjatë periudhës mars-maj.

Referuar parashikimeve të ministrisë llogaritet që koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është rreth 7 orë mësimi në javë që mund të paguhen si orë suplementare, ose orët mësimore shtesë të realizohen me mësues shtesë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori