Ministria britanike e Mbrojtjes zbulon të dhënat më të fundit për situatën në Ukrainë

Për të rejat më të fundit në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar për një “sërë” grupesh ushtarake ruse duke qëndruar vetëm 25 kilometra (15 milje), larg qendër së Kievit.
Gjithashtu është bërë e ditur se kolona të gjata të ushtrisë ruse janë parë në veri të kryeqytetit – duke tentuar të thyejnë mbrojtjen e forcave ukrainase, transmeton Telegrafi.
“Mund të jetë një tentim nga rusët që të zvogëlojnë kundërsulmet e ukrainasve, që po i shkaktojnë dëme të mëdha trupave ruse”, thuhet në kumtesën e ministrisë britanike të Mbrojtjes.
E granatime ka pasur edhe në Chernihiv, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy që tashmë janë rrethuar nga ushtria ruse dhe nuk po kursejnë asgjë dhe askënd. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































