LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët po refuzojnë të luftojnë për shkak të moralit të ultë

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët po refuzojnë të luftojnë për shkak të moralit të ultë

Në raportin më të fundit të ministrisë britanike të Mbrojtjes është theksuar se trupat ruse po refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, kjo për faktin se ushtarët kanë problem me “moralin e ultë”.

Britanikët pretendojnë se refuzimi për të luftuar “me gjatë po ndodhë si pasojë e mungesës së trajnimit, motivimit dhe situatat e shpeshta me plot stres me të cilat forcat ruse po përballen në fushëbetejë”, transmeton Telegrafi.

Dy ushtarë rusë ditëve të fundit janë dënuar me nga dy vite burgim, për shkak të refuzimit që t’i binden urdhrave për t’u kthyer në Ukrainë.


Ukrainasit shkatërrojnë në Kherson, sistemin e rrallë të radarit rus që kushton 200 milionë dollarë
Lexo po ashtu Ukrainasit shkatërrojnë në Kherson, sistemin e rrallë të radarit rus që kushton 200 milionë dollarë

Bëhet fjalë për afro 100 ushtarë që brenda javës arrestojnë pasi refuzojnë të luftojnë. Ministria britanike e Mbrojtjes pretendon se Rusia po tenton të “fsheh dhe zbutë” humbjet, duke dërguar ushtarë të pa trajnuar në vijën e parë të frontit.

“Nga mobilizimi i pjesshëm në vitin e kaluar, Rusia ka zbutur rregullat për të marrë pjesë në luftë – duke përdorur masën për operacione mbrojtëse”, thuhet ndër tjera në raportin e britanikëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori