Ministria britanike e Mbrojtjes: Mariupoli akoma nën kontrollin e ukrainasve
Ministria britanike e Mbrojtjes, ka publikuar të dhënat më të fundit nga inteligjenca sa i përket agresionit rus në Ukrainë.
Thuhet se qyteti i Mariupolit “mbetet nën kontrollin e ukrainasve, por që ka gjasa të jetë rrethuar nga forcat ruse”, transmeton Telegrafi.
Ministria e Mbrojtjes në Britani, gjithashtu ka njoftuar se ky qytet ishte “objektiv i sulmeve të vazhdueshme ruse”.
Madje thuhet se niveli i rrezatimit mbetet brenda kufijve të normales, pas sulmeve në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























