LAJMI I FUNDIT:

Ministri turk i Shëndetësisë: Stambolli është Wuhani i Turqisë

Ministri turk i Shëndetësisë: Stambolli është Wuhani i Turqisë

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, e ka krahasuar Stambollin me qytetin kinez Wuhan, në të cilin edhe kishte shpërthyer epidemia e coronavirusit.

Koca ka thënë se Stambolli tashmë ka marrë epitetin e epiqendrës së COVID-19 në tërë Turqinë, transmeton Telegrafi.


“Wuhani i Turqisë është Stambolli”, ka deklaruar Koca gjatë një interviste dhënë të përditshmes Sabah, duke pretenduar se përhapja e COVID-19 në këtë qytet është futur nën kontroll me përcjelljen e kontakteve, që po udhëhiqet nga një ekip i ekspertëve.

“Ata përcjellin gjurmët sikur të ishin detektivë medicinal”, ka theksuar Koca, që nuk hezitoi të pranojë se po të veprohej ndryshe zor se do të mund ta ndalin përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Sipas të dhënave të fundit, në Turqi janë 101.790 raste të konfirmuara me COVID-19, ku 2.491 tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori