LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz

Ministri Tahiri priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz

Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri takoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutuan për prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Tahiri e falënderoi ambasadorin Markusz për bashkëpunimin e deritashëm, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, jo vetëm në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e integrimeve evropiane me Republikën e Hungarisë.


Me këtë rast, Ministri Tahiri, shprehu konsideratë të lartë dhe mikpritje për vizitën e Ministrit të Drejtësisë së Hungarisë gjatë muajit nëntor të këtij viti.