LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shaqiri u drejtua në Samitin e tretë digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministri Shaqiri u drejtua në Samitin e tretë digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në suaza të Samitit të tretë digjital të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit u mbajt drejtpërdrejt në Tiranë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mori pjesë në sesionin e titulluar: ,,Roli i Qeverive në transformoimin digjital”.

Sipas njoftimit të MSHIA, në këtë Samit digjital, i cili u mbajt në suaza të procesit të Berlinit, marrin pjesë
përfaqësues të lartë qeveritar nga rajoni, Komisioni Evropian, Këshilli i bashkëpunimit rajonal, përfaqësues të shoqërisë së biznesit dhe palë të tjera relevante të interesuara.


Ministri Shaqiri, kishte mundësinë të shkëmbejë pikëpamje, përvoja, suksese, por edhe sfida nga përshpejtimi i digjitalizimit.

“Shtytësi kryesor i digjitalizimit është identifikimi elektronik. Në kohë të pandemisë, dukshëm po rritet interesi i qytetarëve ndaj përdorimit të shërbimeve elektronike. Sa i takon marrjes së më tepër shërbimeve elektronike, nevojitet identifikim elektronik, i cili do të jetë i disponueshëm për të gjithë dhe i lehtë në përdorim. Në këtë drejtim,
bashkëpunojmë me kompaninë botërore Mastercard mbi zhvillimin dhe implementimin e shërbimeve inovative digjitale për të konfirmuar identitetin e qytetarëve, në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me Rregulloret Evropiane”,
theksoi ministri Shaqiri në fjalimin e tij.

Sipas ministrit Shaqiri, disponueshëria e lirë drejt sigurisë kibernetike, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara të sektorit privat, industrisë, shoqërisë akademike, sektorit joqeveritar do të sigurojë mundësi për shfrytëzimin strategjik të resurseve dhe të njohurive specifike, si dhe të mjeteve të cilat secili prej këtyre sektorëve mund t’i ofrojë.

Në suaza të Samitit digjital, me partnerët e Ballkanit Perëndimor, do të nënshkruhen dy Memorandume bashkëpunimi, të cilët do të mundësojnë përforcimin e bashkëpunimit në sferat e 5G-së, shërbimeve konfidenciale, interoperabilitetit, si dhe sferave të tjera të cilat do të ndihmojnë në aspekt të njohjes rajonale.

Përndryshe, panelistë të sesionit ishin edhe Dushan Polloviq, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së administrimit elektronik dhe sigurisë informatike të Malit të Zi, Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë nacionale për shoqërinë informatike të Republikës së Shqipërisë, Mihaillo Jovanoviq, drejtor i Zyrës së teknologjive informatike dhe administrimit elektronik të Serbisë, si dhe Ivana Shariq, udhëheqëse e Sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Përfundimi i regjistrimit të popullsisë, sa do të jetë numri i banorëve në Kosovë?

Lajme
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Kronikë e Zezë
KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

KFOR-i e mohon, por kush negocioi largimin e Raodiçiqit me terroristët e tjerë nga Banjska?

Lajme
Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Kalo në kategori