LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala do të prezantojë fondin prej 4 milionë euro për ndërmarrje

Ministri Shala do të prezantojë fondin prej 4 milionë euro për ndërmarrje

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantoj Fondin për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vlerë prej katër milionë euro.

Po ashtu, Shala do të bëj prezantojë platformën për regjistrimin e bizneseve dhe kuadrove në diasporë.

“Ju njoftojmë se sot (e mërkurë, datë 18 shtator) ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të mbajë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. Po ashtu, ministri Shala do të bëj lansimin e platformës për regjistrimin e biznese të cilat ofrojnë shërbime jashtë vendit dhe kuadrove në diasporë”, ka njoftuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Konferenca për media e ministrit Shala mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i tretë, përballë New Born-it.

Qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën
Lexo po ashtu Qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën

Ditë më parë, Shala ka thënë se brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. /Telegrafi/