LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej

Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Sipas Daçiqit, Faton Hajrizi është vrarë nga pjesëtarët e policisë serbe në afërsi të Loznicës.

Siç raporton EuronewsSerbia, Daçiq më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit, dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.


Më vonë gjatë të premtes, Daçiq deklaroi ai është vrarë në vendin e quajtur Banja Kovilaça dhe se policia ka marrë një lajmërim nga një banor i fshatit Trbushnicë të cilit Fatoni i ka kërkuar ujë në gjuhë të huaj.

“Ishte fshehur dhe kërkonte një rrugë për të kaluar lumin në Bosnje dhe Hercegovinë. Kur erdhi policia, ai ka shtënë nëntë herë, domethënë të gjithë karikatorin në makinën e policisë. Policia u përgjigj, se një e shtënë e goditi atë dhe filloi të ikë nga rruga para se ta kapte policia. Policia e ka vrarë. Ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohej”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.

Daçiq shtoi se ai po fshihej buzë lumit, duke kërkuar një mënyrë për ta kaluar atë.

MPB e Serbisë njofton se është vrarë Faton Hajrizi
Lexo po ashtu MPB e Serbisë njofton se është vrarë Faton Hajrizi

Ministri i Policisë nga ana tjetër thotë se ky nuk është fundi dhe se kushdo që ka lidhje me këtë ngjarje është arrestuar.

“Ai kishte një marrëveshje nga Presheva për ta transferuar në Loznicë, e më pas në Bosnje dhe Hercegovinë. Një çift i martuar që mori pjesë në këtë është arrestuar – ata janë serbë”, tha Daçiq dhe shtoi se një person tjetër është arrestuar në Bijelinë.

Ai po ashtu ka thënë se do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të Faton Hajrizit, Artan Hajrizit, dokumentet e të cilit janë gjetur në veturë.

Vrasja e policit serb Nikola Krsmanoviq ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi, shtetas i Kosovës, kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës.

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
Lexo po ashtu Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Hajrizi dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artanit, të cilat janë gjetur në vendngjarje pas vrasjes së policit serb. Ndërkohë, Artani është paraqitur para autoriteteve në Gjermani – ku dhe jeton- dhe ka thënë se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën gjatë kësaj jave në Gjermani. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani.

Ministria e Brendshme e Serbisë, më herët gjatë së premtes po ashtu publikoi fotografinë e Faton Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshinë në kërkim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori