LAJMI I FUNDIT:

Ministri i ri i Shëndetësisë, ky është profili i Rifat Latifit

Ministri i ri i Shëndetësisë, ky është profili i Rifat Latifit

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot doktor Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë.

Ministri Latifi ka lindur në Kllodernicë të Skenderajt më 1955. Shkollën fillore e përfundoi në Turiqec, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.


Në vitin 1982 i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe po atë vit emigroi në SHBA.

Latifi ishte edhe këshilltar i ish kryeministrit Hashim Thaçi, ndërsa lidhur me këtë sot kryeministri Albin Kurti tha se shëndetësia është shkencë dhe e rëndësishme është që në krye të shëndetësisë kanë një profesionist.

“Shumë prej njerëzve kanë qenë të angazhuar edhe në kohëra të tjera… ato mendoj se nuk janë thelbësore. Nuk ka mesazh tjetër veçse dëshirojmë të kemi profesionist të dëshmuar…”, ka thënë Kurti.

Por, kush është Rifat Latifi, ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovës?

Rifat Latifi lindi në Kllodernicë të Skenderajt më 1955.

Fillimisht u vendos në Hjuston, ku punoi në hulumtime shkencore.

Kirurgu shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi, shkencëtari që synon ndërrimin e faqes së Kirurgjisë në Kosovë
Lexo po ashtu Kirurgu shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi, shkencëtari që synon ndërrimin e faqes së Kirurgjisë në Kosovë

Specializimin për kirurgji e filloi në Klinikën e Klivlendit, pastaj e vazhdoi në Universitetin e Jelës, ndërsa specializimin e dytë në traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion e kreu në Nju Jork, College of Medicine.

Profesor universitar u bë pas 5 vitesh të mbarimit të specializimit dhe mbajti shumë poste akademike dhe organizative me rëndësi në mjekësinë botërore.

Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës.

Mjeku shqiptar në SHBA tregon përballjen personale dhe profesionale me COVID-19
Lexo po ashtu Mjeku shqiptar në SHBA tregon përballjen personale dhe profesionale me COVID-19

Rifat Latifi, është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID. Është laureat i çmimit prestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program”, më 2011.

Prof. Latifi ka botuar disa libra për mjekësi (kirurgji, nutricion, laparaskopi dhe telemjekësi) si dhe është autor i mbi 130 artikujve shkencorë. /Telegrafi/