LAJMI I FUNDIT:

Ministri Reçica dhe ambasadori zviceran Kolly dakordohen për vazhdim të projekteve në të mirë të qytetarëve

Ministri Reçica dhe ambasadori zviceran Kolly dakordohen për vazhdim të projekteve në të mirë të qytetarëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me bashkëpunimin e mirë në mes të dy shteteve tona.

Ministri Reçica e ka njoftuar ambasadorin Kolly lidhur me projektet dhe Reformat që ka ndërmarrë si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë mandat qeverisës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes për Sigurime Sociale, ku tashmë qytetarët e Kosovës janë duke gëzuar beneficionet e fituara në shtetin e Zvicrës.


Ministri Reçica dhe ambasadori Kolly, kanë biseduar edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për fazën e tretë të EYE Project (Enhancing Youth Employment), projekt i cili edhe më tej do të ndihmojë rininë e Kosovës në edukim dhe punësim.

“Gjithashtu, biseduam edhe për mundësinë e angazhimit të të rinjve tanë në aftësim profesional dhe punësim sezonal në Zvicër”, ka thënë ministri Reçica.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Reçica e ka falënderuar ambasadorin Kolly, për ndihmën që ka dhënë Zvicra në çdo sferë të zhvillimit tonë si shtet, me ç’rast dhe janë dakorduar për vazhdimin e projekteve në të mirë të qytetarëve tanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori