LAJMI I FUNDIT:

​Ministri Peci: Programet e këtij viti sigurojnë rritje të prodhimtarisë bujqësore

​Ministri Peci: Programet e këtij viti sigurojnë rritje të prodhimtarisë bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot fermerët në Komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku është njohur nga afër me ecuritë e veprimtarive të tyre bujqësore e blegtorale dhe me këtë rast i ka siguruar se përkrahja institucionale nuk do t’iu mungojë asnjëherë.

Këtë përkrahje ministri Peci ia siguroi edhe fermerit Selami Haxhimustafa në Komunën e Rahovecit, i cili së bashku me familjen e tij kanë lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 90-të, duke u kthyer në vendlindje.


Ky fermer, i cili është kultivues e prodhues i kulturave pemëtare, si dhe i më shumë se 50.000 fidaneve të specave, domateve, trangujve dhe varieteteve të tyre, është njoftuar nga ministri Peci me politikat bujqësore të këtij viti, “të cilat sigurojnë rritje të prodhimtarisë dhe zgjerim të veprimtarive bujqësore e blegtorale”.

“Gjatë këtij viti kemi rritur përkrahjen financiare për shumicën e kulturave bujqësore dhe po ashtu edhe përmes Programit të Zhvillimit Rural do të mundësojmë që fermerët të zgjerojnë dhe të fuqizojnë veprimtaritë bujqësore e blegtorale”, ka thënë Ministri Peci.

Po ashtu, gjatë ditës ministri Peci në Hocë të Prizrenit ka vizituar fermerin Amid Shala, i cili merret me bletari dhe zotëron rreth 200 koshere me bletë. Me këtë rast, ministri e ka njoftuar atë edhe me masat mbështetëse të MBPZhR-së për nënsektorin e bletarisë.

“Këtë vit, kemi rritur përkrahjen për bletarinë dhe një koshere bletë përmes Programit të Subvencioneve 2022 do të subvencionohet me 20 euro apo 33% më shumë se vitin e kaluar”, ka theksuar ministri Peci.

Ndryshe, gjatë këtyre vizitave ministri i ka njoftuar fermerët më në detaje edhe për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori