LAJMI I FUNDIT:

Ministri në detyrë Mustafa po merr pjesë në Forumin e Salzburgut

Ministri në detyrë Mustafa po merr pjesë në Forumin e Salzburgut

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa mori pjesë në ministerialin e Salzburgut, i cili po zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Në ministerial përfaqësohen vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

“Në këtë forum u diskutuan çështja e migrimit të paligjshëm, kontrolli kufitar, lufta kundër kontrabandimit me migrant dhe çështjet tjera të sigurisë.
Në këtë takim i cili po udhëhiqet nga ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Peschorn, ministri Mustafa theksoi nevojën e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të origjinës së migrantëve, si dhe në nivel të Bashkimit Evropian.


Ministri Mustafa njoftoi shtetet pjesëmarrëse me veprimet që janë ndërmarrë në menaxhimin e fluksit të migrantëve, si dhe veprimet e policisë në luftimin e kontrabandimit me migrantë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë konferencës ministri Mustafa u përball disa herë me përfaqësuesen serbe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila duke përdorë mentalitetin e regjimit të Millosheviqit, u mundua të paraqesë fëmijët kosovarë të kthyer së fundmi nga Siria si terroristë dhe të rrezikshëm për rajonin e Evropën. /Telegrafi/