LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mehaj flet për shërbimin e obliguar ushtarak në Kosovë

Ministri Mehaj flet për shërbimin e obliguar ushtarak në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Çështje dhe Siguri.

I pyetur rreth shërbimit ushtarak të obliguar, Mehaj tha se nuk pritet të ndodhë së shpejti, sepse ka disa probleme me çështjen e buxhetit dhe duhet një plan më afatgjatë.


“Kur është çështja te detyrimi ushtarak, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka qejf kjo mos me ndodhë. Do të punojmë në planin e detyrimit ushtarak, do ta shqyrtojmë një plan sa na përket buxheti, duhet me ia nis prej arsimit.  Unë vij prej një sistemi të detyruar ushtarak, në Norvegji ku brenda vitit rreth 10 mijë të rinj e zgjedhin për me kry detyrën për me mbrojt shtetin. Një plan do ta kemi në të ardhmen, po na duhet kohë sa i përket detyrimin ushtarak”, deklaroi Mehaj.

Ministri tha se duhet një plan gjithëpërfshirës rreth detyrimit ushtarak, duke shtuar se ky plan është në programin e tyre qeverisës. /Telegrafi/