Gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Vjetore të Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (The Association of the United States Army ) – “AUSA 2021”.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, ministri Mehaj dhe gjeneral Rama, të cilët janë të ftuar zyrtarisht nga presidenti i AUSA-së, gjeneral Carter F. Ham, patën mundësinë të njihen me produktet e ekspozitës ushtarake dhe shumë prezantime të tjera të zhvillimit profesional, të ofruara nga liderë ushtarakë të Ushtrisë Amerikane dhe të Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Në po të njëjtën ditë, ministri Mehaj dhe gjeneral Rama nderuan dhe përkujtuan me respektin më të lartë, të gjithë ushtarakët amerikanë – dëshmorë të lirisë dhe paqes kudo në botë.
Pas nderimit me kurorë lulesh pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, ata vizituan edhe Muzeun e Kompleksit Memorial, ku ministri Mehaj dhuroi një replikë të helmetës iliro-dardane.
Kjo helmetë u vendos në vend të rëndësishëm të Muzeut, si simbol i mirënjohjes, nderit dhe respektit të përjetshëm të kombit tonë për SHBA-në, kombin amerikan dhe ushtarët e saj.
Në po të njëjtën ditë, ministri Mehaj së bashku me gjeneral Ramën, takuan Drejtoreshën e Agjencisë së Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, znj. Heidi Grant.
Me znj. Grant ata vazhduan diskutimet e nisura nga takimi i fundit në Split, lidhur me format e thellimit të bashkëpunimit dhe zbatimit sa më të suksesshëm dhe efektiv të konceptit të blerjeve ushtarake, përmes Programit të Shitjeve të Jashtme Ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.
Ministri Mehaj dhe znj. Grant u pajtuan se bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Republikës së Kosovës udhëhiqet nga vlera dhe interesa të përbashkëta, andaj theksuan se do të intensifikojnë edhe më shumë angazhimet në mënyrë që të përmbushen qëllimet e përbashkëta të mbrojtjes.
Gjatë ditës së dytë të ekspozitës “AUSA 2021”, ministri Mehaj takoi edhe gjeneralin amerikan në pension Randal Dragon, drejtor i Kompanisë Këshilluese të Agjencitë Federale Civile dhe të Mbrojtjes (LMI).
Me gjeneral Dragon ata diskutuan, përveç tjerash, edhe për prokurimin dhe blerjet ushtarake si dhe shkëmbyen eksperiencat e ndërsjella lidhur me këto çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker