LAJMI I FUNDIT:

Ministri Maqedonci viziton Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, njihet me mbarëvajtjen e rekrutimeve të reja

Ministri Maqedonci viziton Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, njihet me mbarëvajtjen e rekrutimeve të reja

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka vizituar sot  Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS)  në kazermën  e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku kanë filluar trajnimin bazik rekrutët e rinj.

Komandanti i KDS-së, Gjeneralbrigade Jeton Dreshaj e ka njoftuar Ministrin Maqedonci me  mbarëvajtjen e gjithë procesit të rekrutimit, të stërvitjeve dhe trajnimeve që janë duke u zhvilluar.

“Aktualisht në disiplina të ndryshme kemi mbi 500 ushtarakë të cilët janë duke u përgatitur. Vetëm në trajnimin bazë kemi 363 rekrutë në kuadër të procesit të rekrutimit të 612 ushtarëve të rinj”, ka deklaruar Dreshaj.


Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona ushtarake, si në rritjen e numrit të personelit ashtu edhe në edukimin, trajnimin, shkollimin dhe pajisjen me armatim modern sipas standardeve të NATO-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori