Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka analizuar aksionin e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se vlerëson që Banjska ka qenë vetëm nisma e shpërndarjes së trupave të këtij grupi në terren.
“Kapja e terrenit ishte synimi apo qëllimi kryesor i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, pra vendosja e pozicioneve të luftimit. Ky është një pushtim i pjesshëm i kapjes së anës veriore të vendit nga ana e tyre” , ka deklaruar Maqedonci.
Ministri tutje ka shpjeguar arsyet e dështimit të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij.
Sipas tij, grupi terrorist nuk e ka kalkuluar siç duhet situatën dhe perceptimi në atë se çka e pret ka qenë i gabuar.
“Grupi terrorist ka dështuar për shkak të një gabimi që ata e kanë bërë në aspektin e reagimit në kontakt me patrullën e Policisë së Kosovës, pasi shpeshherë gabimet vijnë nga kalkulimet e gabuara dhe perceptimit të gabuar. Mendoj që ata kur janë futur në Kosovë kanë vlerësuar që Policia e Kosovës nuk do të ketë kapacitetin të paktën me këto patrullat dhe me ekipe të vogla që t’i bëjë rezistencë apo t’i pengojë lëvizjet e tyre, është pra kalkulim i gabuar nga ana e tyre”, ka thënë ministri Maqedonci.
Ai ka vlerësuar gjithashtu nga këndvështrimi ushtarak se ata e kanë kalkuluar keq edhe momentin e ‘reagimit në kontakt’.
“Vlerësoj që Banjska ka qenë njëra nga nismat e para në terren për shpërndarjen e trupave”, është shprehur Maqedonci.
Ministri gjithashtu ka thënë se grupi terrorist në Banjskë nuk e ka konsideruar mundësinë që do të hasin në një patrullë të Policisë.
“Aq më pak që Policia do të bëjë një rezistencë, por gjithashtu vlerësoj që nuk kanë menduar që do të ketë një polic të rënë në detyrë”, ka shtuar ministri Maqedonci.
Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.
Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.
Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.
Sekuestrimi i armëve të tjera po vazhdon që nga 24 shtatori, të cilat janë braktisur nga grupi terrorist në Banjskë dhe në zonën përreth.
Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan. Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.
Është ish-nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë serbe – Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë që i përkiste.
Radoiçiq tha se të gjithë skenarin e kishte bërë vet dhe askujt nuk i kishte treguar. Këto pretendime i njëjti i bëri përmes një letre të cilën e lexoi të premten pasdite avokati i tij i autorizuar, Goran Petronijeviq.
Sulmin terrorist të 24 shtatorit e dënuan ashpër edhe ndërkombëtarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame