LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi dhe kryetari i Ulqinit dakordohen për rritje të bashkëpunimit në fushën e turizmit

Ministri Krasniqi dhe kryetari i Ulqinit dakordohen për rritje të bashkëpunimit në fushën e turizmit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri Krasniqi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që turizmin ta zhvillojmë edhe më shumë, që edhe qytetarët e rajonit të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën.

Ministri bëri të ditur se Kosova ka shumë potencial turistik malor, dhe sipas tij, bashkëpunimi Kosovë –Mali i Zi mund të sjell shumë rezultate.


“Ky takim nuk do të jetë i fundit, deri në konkretizimin e marrëveshjeve në fushën e turizmit. Bashkëpunime Kosovë dhe Mali i Zi ka pasur gjithmonë dhe ne do të mundohemi që këtë bashkëpunim ta shtrijmë në të gjitha fushat. Kosova ka shumë bukuri natyrore, dhe ka shumë vende që ja vlejnë të vizitohen, ndërsa ne nuk e kemi detin. Mirëpo mund të funksionojmë si dy vende, duke kombinuar turizmit”, tha ministri Krasniqi.

Ndërsa kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiç tha qytetarët e Kosovës janë të familjarizuar me Ulqinit, sepse tradicionalisht e kanë vizituar dhe i kanë kaluar pushimet.

Ai tha se janë duke punuar që të krijojnë kushte sa më të mira duke shtuar edhe kujdesin për vizitorët për tu mbrojtur nga pandemia.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndër institucional, shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori