Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, me të cilët ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe për programin e përgjithshëm për këtë mandat.
Ministri Krasniqi vlerësoi angazhimin e verëtarëve dhe theksoi se verëtaria është një prej fushave që ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe sipas tij mund të konsiderohet një rrëfim i suksesit në përgjithësi. Ai tha se mbështetja e MBPZhR-së për këtë sektor do të rritet gjatë këtij mandati dhe se do të gjenden forma të reja për mbështetjen dhe promovimin e verës, ku në këtë drejtim ai theksoi se shoqata do të jetë partner kryesor.
Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi, tregoi se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë edhe krijimit të mundësive për rritjen e eksportit të verërave kosovare në vende të ndryshme të botës, rritjes së cilësisë dhe aspekteve të promovimit.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës, Nevzat Haxhijaha falënderoi ministrin për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tij për rritjen e mbështetjes për këtë sektor. Ai prezantoi disa nga të arriturat dhe planet për të ardhmen, duke shprehur vullnetin për angazhim edhe më të madh në cilësi të verës dhe promovim të saj.
Drejtuesit e Shoqatës kanë prezantuar para ministrit prioritetet kryesore të tyre për vitin 2015, e të cilat ndërlidhen ngushtë me punën e MBPZHR-së. Të dy palët u pajtuan që të kenë koordinim dhe bashkëpunim në implementim të këtyre prioriteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
India me Golden Eagle!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare