LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm holandez: Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë është i parakohshëm

Ministri i Jashtëm holandez: Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë është i parakohshëm

Parlamenti i Holandës ka miratuar një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për 2019.

Mocioni u prezantua nga deputeti Pieter Omtzigt, nga partia Kristian demokrate, Anne Mulder, nga partia liberal-konservatore dhe Nico Drost, nga Unioni Kristian, partitë e të cilëve janë pjesë e koalicionit qeverisës në Holandë.

Mocioni mori 105 vota pro nga 150 deputetë që ka parlamenti holandez, që do të thotë një shumicë prej më shumë se dy të tretave.


Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri i jashtëm holandez, Stef Blok tha se rekomandimi i komisionit evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është i parakohshëm.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vota e sotme në parlamentin holandez konfirmon bllokimin e negociatave të anëtarësimit mes BE dhe Shqipërisë.

Ajo vjen pak javë pasi parlamenti i ngarkoi qeverinë që ti kërkonte komisionit evropian që të pezullonte udhëtimin pa viza për Shqipërinë në zonën Shengen.

Një mocion i dytë për Shqipërinë nuk u miratua në votimin e sotëm në parlament. Ai ishte paraqitur nga deputetja Vicky Maeijer dhe kërkonte që të mos hapeshin asnjëherë negociatat me Shqipërinë. Ndërkohë parlamenti i Holandes ka rënëe dakord për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori