LAJMI I FUNDIT:

Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

Ministri i jashtëm grek kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

Në Tiranë kërkesa e ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund të diskutohej në të ardhmen dhe mbi të drejtat e pronësisë së komunitetit çam mori një përgjigje me tone kërcënuese nga homologu i saj grek Nikos Dendias.

Autoritetet greke kanë refuzuar gjithnjë ngritjen e çështjes çame në bisedimet me Shqipërinë duke e konsideruar si një çështje in-ekzistente.


Prej disa vitesh pala shqiptare ka përmendur megjithatë në disa takime, të paktën në nivel të ministrave të jashtëm.

Në takimin e sotëm, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka u shpreh se të dyja vendet mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera sado që të vështira që kanë trashëguar nga historia dhe periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore siç është nevoja për ta abroguar ligjin e luftës, apo çështje të të drejtave të pronësisë dhe drejtave të njeriut të komunitetit çam.

Por, ndërsa për abrogimin e ligjit të luftës, ministri Dendias tha se është diçka nga e cila duhet të shkëputemi dhe të bashkëpunojmë që pikët historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt, ai përdori tone të hapura kërcënuese ndaj Shqipërisë në një referencë të qartë ndaj ngritjes së çështjes çame.

Sipas tij, nuk duhet të krijohen çështje nuk ekzistojnë, pasi kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendoste çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Evropë.

Çështja e abrogimit të ligjit të luftës në mes të dy vendeve është trajtuar disa herë në mes palëve. Një vit e gjysmë më parë, po gjatë një vizite në Tiranë, ministri Dendias e kishte cilësuar një anakronizëm, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte shprehur besimin se kjo çështje do të mbyllej pozitivisht dhe shpejt.

Po ashtu gjatë atij takimi, të dy bënë të ditur vendimin që përcaktimi i kufijve detarë të merrte zgjidhjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë – një organizëm i Kombeve të Bashkuara.

Sot ministrja Xhaçka tha se konfirmuan edhe një herë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për të referuar çështjen te një palë e tretë gjyqësore siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ndërsa ministri Dendias tha se është e rëndësishme se si do të përshpejtohen hapat për të përmbushur pjesën teknike, në mënyrë që të depozitohen sa më shpejt dokumentet në gjykatë.

Dërgimi në gjykatë kërkon që palët të përcaktojnë pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre për të cilat do të kërkohej interpretimi i gjykatës. Zëri i Amerikës ka mësuar se mes dy vendeve ka nisur faza përgatitore e bisedimeve që do të duhej të zhvillohen më pas për të arritur marrëveshjen që do t’u dërgohet para gjykatës.

Këto bisedime duhet të zhvillohen pas dhënies së plotfuqisë nga ana e presidentit, ndërsa marrëveshja do të duhej serish të ratifikohej nga parlamenti./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori