Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se iraniani Ali Larijani u vra në një sulm izraelit gjatë natës.

Megjithatë, Irani duket se e mohoi raportin duke postuar një shënim të shkruar me dorë, i cili pretendonte se ishte shkruar nga Larijani, në mediat shtetërore iraniane, transmeton Telegrafi.


Larijani - një këshilltar kyç i ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei - ishte ndër figurat e larta iraniane të parë publikisht në një protestë për Ditën e Al-Quds në Teheran të premten.

Në anën tjetër ishte raportuar se edhe lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ishte plagosur gjatë sulmeve ajrore amerikano-izraelite.

Megjithatë deri më tani një pretendim i tillë është mohuar kategorikisht nga autoritetet iraniane, të cilat theksuan se ai është mirë e shëndoshë. /Telegrafi/