Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka postuar një video falënderuese për një grua nga Prizreni, e cila përmes një rrëfimi emocional ka treguar historinë e saj të problemeve me zemër.

Ferxhije Krasniqi, 74 vjeç nga Prizreni, ka thënë se si për 30 vite nuk ka pasur mundësi që të intervenoj për një problem në zemër për shkak të kushteve financiare.

Por, me aktivizimin e Klinikës së Kardiologjisë Invazive 24 orë në 7 ditë të javës në QKUK, ajo me tu paraqitur te mjeku është dërguar menjëherë në sallë për intervenim.

Ministri Ismaili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar videon e rrëfimit të saj, duke e falënderuar zonjën Ferxhije që i ka kujtuar edhe një herë arsyen që siç ka thënë ai, pse ka punuar aq shumë që të krijoj këtë shërbim 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK. /Telegrafi/

Shikojeni videon: