LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman kundër kufizimeve të shpejtësisë në autostrada

Ministri gjerman kundër kufizimeve të shpejtësisë në autostrada

Kufizimi ishte menduar të futej deri në fund të vitit në mënyrë që Gjermania të reduktonte varësinë e saj nga nafta ruse.

Ministri gjerman i Transporteve nga Partia Liberale, Volker Wissing, ka reaguar ndaj dëshirës së politikanëve në pushtet dhe opozitë për të kufizuar përkohësisht shpejtësinë në autostradat gjermane në 130 km/h.

Sigurisht, në ato seksione ku tani është e pakufizuar.


“Duhet të vendosni shenjat e duhura për disa muaj për aq kohë sa do të zgjaste masa, dhe më pas t’i hiqni ato përsëri”, tha ministri në një intervistë me Hamburger Morgenpost të botuar të martën.

Vising arriti në përfundimin se nuk ka aq shumë shenja të kufizimeve të shpejtësisë në magazinë. /Telegrafi/