Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u prit nga drejtori i aeroportit, Haldun Firat Kokturk.
Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi dhe drejtori i ANP-së, Kokturk biseduan lidhur me gjendjen aktuale të sigurisë, punën dhe të arriturat në aeroportin “Adem Jashari”.
Me këtë rast, ministri Gashi u shpreh se aeroporti qëndron jashtëzakonisht mirë, sa i përket sigurisë, kjo duke vlerësuar krijimin e hapësirës për bashkëpunim, e cila ndihmon në koordinimin e veprimeve mes institucioneve të sigurisë dhe aeroportit.
“Është shumë me rëndësi ofrimi i sigurisë, për arsye se për qytetarët që udhëtojnë duhet të mbizotërojë ndjenja e sigurisë, e cila e bënë më të lehtë udhëtimin”, theksoi ministri Gashi.
Ndërsa drejtori i aeroportit, Haldun Kokturk, i prezantoi ministri Gashi projektet e planifikuara të zbatohen të ardhmen në ANP.
i tha se ka një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet e sigurisë dhe është i gatshëm për zbatimin e çfarëdo rekomandimi që i vjen nga MPB.
Po ashtu ministri Gashi vizitoi edhe Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror, ku u njoh me rrjedhën e punëve që zhvillohen atje.
Ai vlerësoi mekanizmat e kontrollit të cilët i bënë Ministria e Punëve të Brendshme përmes divizionit për Siguri të Aviacionit nga Departamenti për Siguri Publike dhe theksoi se bashkëpunimi i mirë mes MPB-së dhe aeroportit do të vazhdoi edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre