LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi nderon me mirënjohje Vasfije Krasniqin

Ministri Gashi nderon me mirënjohje Vasfije Krasniqin

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sonte ka ndarë mirënjohje për të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Në shenj të kontributit të veçantë dhe të rrallë në sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për mes artit për përjetimet, dhe vuajtjeve të 20-mijë grave shqiptare gjatë luftës 98-99 në Kosovë, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndajmë mirënjohje për zonjën Vasfije Krasniqi-Goodman”, theksoi Gashi.


Krasniqi-Goodman vlerësoi lartë mirënjohjen e dhuruar nga Ministria e Kulturës dhe shprehu besimin që edhe në formë të artit të thyhet stigma që kanë 20-mijë gra të dhunuara gjatë luftës.

“Qëllimi jem për me dal në publik ka qenë për me thyer stigmën që kanë pasur shumë femra shqiptare që 20 vjet dhe shpresoj që në forma të ndryshme me thyer stigmën, kështu që njëra prej tyre është përmes artit”, deklaroi ajo.

Në Shtëpinë e Kulturës në Prizren ku u da mirënjohja për Krasniqin-Goodman, u dha edhe një shfaqje me titull “Bisha në hënë”.

Krasniqi-Goodman është e para grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së vitit 1999 e cila foli publikisht për përjetimet gjatë torturës seksuale gjatë luftës. Ajo jeton në Teksas të SHBA-ve, është martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Tashmë 36 vjeçare, Krasniqi-Goodman ishte vetëm 16 vjeçare kur u dhunua nga policët serbë, raporton KosovaPress./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori