LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Financave i Serbisë: Vuçiqit iu dorëzua në tavolinë letra për pranimin e Kosovës

Ministri i Financave i Serbisë: Vuçiqit iu dorëzua në tavolinë letra për pranimin e Kosovës

Në fillim të takimit në Shtëpinë e Bardhë, presidentit të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, iu dorëzua një letër, sipas së cilës, Serbia duhet ta njohë sot Kosovën.

Kështë ka thënë një burim për B92, të cilën e ka konfirmuar edhe një ministër i Qeverisë së Serbisë, transmeton Telegrafi.

Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell
Lexo po ashtu Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell

Ministri i Financave, Sinisha Mali, konfirmoi informacionin dhe deklaroi se është “letra më e keqe se kurrë”, dhe sipas tij, njohja e ndërsjellë është pika e dhjetë nga 16 pikë.


“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që nga fillimi i negociatave me Prishtinën. Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, ku pika e 10 nënkuptonte njohje reciproke”, tha ai.

“Ekzistojnë gjithashtu tema ekonomike dhe ato që lidhen me infrastrukturën, autostradën, hekurudhat, ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në mënyrë që të rritet ekonomia e të gjithë rajonit”, tha ai.

“Presioni është i madh, rreth njëzet njerëz po marrin pjesë në bisedime, jo vetëm shqiptarë. Ata reagojnë në mënyrë agresive ndaj çdo fjalie tonë dhe kundër nesh,” thotë ai.

Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar gjatë ditës së sotme në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori