Ministri Bytyqi: Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione-prindër nuk është në nivelin e duhur

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se është i indinjuar nga lajmi tronditës i veprimit ekstrem në shkollën “7 Marsi“, dhe se shpreh vendosmërinë dhe të MAShT-it për ta larguar dhunën nga shkollat tona!
Sipas ministrit Bytyqi, ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë.
Madje, sipas ministrit Bytyqi, rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione - prindër nuk është në nivelin e duhur dhe se shkollat kanë nevojë për angazhimin real e të përhershëm.
Postimi i plotë i ministrit Bytyqi në Facebook:I indinjuar nga lajmi tronditës i veprimit ekstrem në shkollën “7 Marsi“, shpreh vendosmërinë time dhe të MAShT-it për ta larguar dhunën nga shkollat tona! Ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë. Dhuna nuk është, e as nuk do të lejojmë të bëhet as baza, as detyrimi i suksesit të askujt, as të fëmijëve, e as të personelit! Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione - prindër nuk është në nivelin e duhur dhe se shkollat kanë nevojë për angazhimin real e të përhershëm. Kërkoj nga gjithë sistemi arsimor të vëhet në krye të detyrave të tyre! Secili nga ne, qofshim personel a prindër, u detyrohemi gjeneratave që janë në bankat e shkollimit t‘u shërbejmë me punë e përkushtim dhe t‘iu bëhemi shembëllimi i edukatës e të mirës! Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund këtij rasti!




















































