LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj do të merr pjesë në Samitin e Bosforit për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri Beqaj do të merr pjesë në Samitin e Bosforit për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj më 27 dhe 28 nëntor do të merr pjesë në Samitin e IX-të të Bosforit që mbahet në Stamboll të Turqisë, që mbahet nën përkujdesjen e Presidencës së Turqisë dhe organizohet nga “Platforma e Bashkëpunimit Ndërkombëtar”.

“Paqe dhe zhvillim i qëndrueshëm për të gjithë”, do të jetë tema që do të trajtohet në këtë samit.


Beqaj në këtë ngjarje do të prezantojë Kosovën në panelin “Liderët e rinj”, ku do të flasë për mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bazuar në potencialin në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. /Telegrafi/