Ministri Besim Beqaj tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që përkrahja dhe ndihma që i është dhënë deri më tani Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen, meqenëse Kosova ka nevojë për përkrahjen e partnerëve strategjikë të saj.

Ai, njoftoi Ambasadoren Jacobson për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend dhe veçanërisht me zhvillimet makrofiskale, dhe në këtë drejtim ai theksoi se indikatorët makroekonomik janë pozitiv duke marrë parasysh situatën e përgjithshme në rajon dhe ekonominë globale. Gjithashtu Ministri Beqaj e njoftoi Ambasadoren Jacobson për vizitën e misionit të FMN-së dhe progresin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e kritereve të Marrëveshjes Stand-By.


Ndërsa, në anën tjetër Ambasadorja Jacobson e përgëzoi Ministrin Beqaj për funksionin e tij të ri si Ministër i Financave dhe njëherit shprehi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. /Telegrafi/