LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Arsimit infektohet me COVID-19

Ministri i Arsimit infektohet me COVID-19

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka njoftuar se është infektuar me coronavirus. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetarë duke kërkuar kështu për kujdes nga ana e qytetarëve ndaj këtij virusi.


“Tejkalimin e kësaj sfide po ma lehtëson kujdesi i familjes dhe interesimi i miqve dhe dashamirëve të cilët i falënderoj. Shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë të cilët edhe pse të stërngarkuar me punë, duke u ballafaquar me rrezikun ndaj shëndetit, po punojnë me zell dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Likaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se kam dalë pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht po ndihem mirë dhe po përpiqem që të punoj nga shtëpia ku po qëndroj në vetëizolim.

Tejkalimin e kësaj sfide po ma lehtëson kujdesi i familjes dhe interesimi i miqve dhe dashamirëve të cilët i falënderoj. Shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë të cilët edhe pse të stërngarkuar me punë, duke u ballafaquar me rrezikun ndaj shëndetit, po punojnë me zell dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës.

Virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare, prandaj, ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj, të afërmve tuaj dhe të gjithë njerëzve.

Vetëm të bashkuar në respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19 ja dalim ta fitojmë luftën me virusin, ndihmojmë punonjësit shëndetësorë dhe i kontribuojmë shtetit tonë!

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori