Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë gjatë një takimi të premten në Berlin se janë pajtuar për të vendosur sanksione ndaj 20 zyrtarëve të lartë bjellorusë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në mashtrimet zgjedhore dhe shtypjen brutale të policisë kundër protestuesve, prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.
Ministrat e BE-së kanë thënë se presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka mund të përfshihet shpejt në listën e të sanksionuarve.
Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit në mes të qeverisë së Lukashenkas dhe liderëve opozitarë, të cilët kanë ngritur akuza se mashtrimet zgjedhore janë bërë në të mirë të Lukashenkas.
Kryeministri i Shqiprisë, njëherësh ministër i Jashtëm i këtij shteti, Edi Rama, i cili është në krye të OSCE-së, u ka thënë delegatëve gjatë një takimi në Vjenë se kjo Organizatë nuk duhet të ndërhyjë “në çështje të brendshme”.
Megjithatë, ai ka shtuar se duhet të përfundojë abuzimi me të drejta të njeriut.
Kryetarja në ardhje e OSCE-së, ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, ka thënë se mund të vizitojë qeverinë bjelloruse në të mirë të hapjes së një dialogu konstruktiv në këtë shtet.
Vendimet e BE-së dhe OSCE-së janë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi, pas gati tri javëve të protestave, përmes së cilave po sfidohen rezultat zyrtare të zgjedhjeve presidenciale.
Në to, Lukashenka ka fituar mbi 80 për qind të votave.
Miratimi i sanksioneve nga ana e ministrave të BE-së mundëson miratimin e tyre zyrtar nga blloku evropian.
Ndërkohë Lukashenka është zotuar se do të përgjigjet duke vënë sanksione kundër dy shteteve fqinje, vende anëtare të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë.
Lukashenka ka akuzuar perëndimin për nisje të “luftës diplomatike” kundër Bjellorusë, duke pretenduar se fuqitë perëndimore janë duke synuar të krijojnë jostabilitet në shtetin e tij dhe t’ia aneksojnë territorin. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja
Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën
Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës