Ministrat e Qeverisë Kurti kanë deklaruar se nuk janë në dijeni që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit.
Euronews Albania të mërkurën ka publikuar një dokument ku thuhet se parashikohen sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve, “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.
E në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është informuar prandaj edhe nuk mund të përgjigjet mbi këtë çështje, transmeton Telegrafi.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë listë të tillë as për kredibilitetin e listave të tilla, prandaj edhe nuk mund të përgjigjem në këtë çështje”, ka deklaruar ai para gazetarëve.
Por sipas tij, ajo që është me rëndësi të theksohet është se “pikat ku pajtohemi dhe duhet të pajtohemi të gjithë është se legaliteti, ligjshmëria, demokracia dhe vlerat demokratike duhet të mbizotërojnë në të gjithë vendin”.
“Çështje të tjera janë çështje diskutimesh dhe duhet të shihet se si veprohet tutje në mënyrë që të kemi një rezultat të kënaqshëm dhe të arrijmë synimet tona që i kemi sa i përket shtrirjes së sovranitetit, demokracisë e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit”, ka thënë Murati.
Ai mes tjerash ka deklaruar se nëse veç do të diskutohej për sanksione, atëherë do të diskutohej për sanksione që do të duhej t’i vendoseshin Serbisë, për siç ka thënë shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve.
“Nëse veç do të diskutohej për sanksione të mundshme, do të diskutohej se çfarë sanksionesh do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si palë, duke filluar nga kjo e fundit, marrëveshja e nënshkruar apo e dakorduar në Ohër, të cilën pala serbe refuzoi ta nënshkruante dhe shkeljet flagrante që ka bërë në vazhdimësi, duke filluar nga votimi kundër dhe lobimi për të votuar kundër shtetet e tjera, për ecjen përpara në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra konsideroj se çka do të duhej të na brengoste, është se çka do të duhej, ose cilat sanksione duhet t’i vendoseshin shtetit serb”, ka theksuar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri