LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Bekteshi dhe Allagjozovski reagojnë për harxhimet nëpër restorante

Ministrat Bekteshi dhe Allagjozovski reagojnë për harxhimet nëpër restorante

Pas publikimit në media të informacioneve për harxhimet e ministrave të qeverisë së Zoran Zaevit, kanë reaguar disa nga funksionarët e qeverisë.

I pari që ka reaguar ka qenë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili qëndronte edhe i pari në listë sa i përket harxhimeve nëpër objektet hotelierike dhe restorante.


Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bekteshi thotë se harxhimet e publikuara kanë qenë nga të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Ekonomisë.

“Harxhimet në Ministrinë e Ekonomisë nënshkruhen nga ana ime, po atje ka mbi 170 të punësuar dhe harxhimet të gjithë atyre qëndrojnë në emrin tim. Ata që kanë përvojë institucionale e dijnë dhe kuptojnë mekanizmin e funksionimit të sektoreve shtetërore”, shkruan Bekteshi.

Ministrat e rinj nuk dallojnë nga të kaluarit, harxhime marramendëse nëpër restorante
Lexo po ashtu Ministrat e rinj nuk dallojnë nga të kaluarit, harxhime marramendëse nëpër restorante

Nga ana tjetër ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili sipas informacioneve të publikuara ka harxhuar 9 mijë euro nëpër objektet hotelierike për ushqime dhe pije.

Ai thotë se të dhënat e publikuar për harxhimet nuk janë precize dhe se të gjitha harxhimet në ministri janë fakturuar në emër të ministrit.

Para disa ditëve nga platforma e re e Qeverisë së Maqedonisë për harxhimet e funksionarëve, u pa se ministrat e qeverisë së tanishme nuk janë të përgjegjshëm në harxhimet e parave të qytetarëve, edhe atë vetëm për ushqime dhe pije./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori