LAJMI I FUNDIT:

“Minimal”, koleksioni ri i kreatorit të modës Leon Emra (Foto)

“Minimal”, koleksioni ri i kreatorit të modës Leon Emra (Foto)

Me koleksionin “Minimal”, kreatori i ri i modës Leon Emra ka përfunduar studimet për master, në Universitetin e Arteve të Tiranës.

Përmes materialeve të thjeshta dhe dantellave, ka dashur të tregojë minimalizmin, teksa gjithçka është përfunduar me shumë kujdes, transmeton Telegrafi.

Këto fustane, së bashku me veshje tjera, të interesuarat mund t’i gjejnë në atelienë që Emra ka hapur së fundmi në qytetin e Pejës.

Më poshtë mund t’i shihni kreacionet e tij, që u shfaqën në pasarelë para publikut dhe ishin pjesë e mbrojtjes së diplomës. /Telegrafi/