LAJMI I FUNDIT:

Mini tërësisht i ri, shumë më herët se që është planifikuar të prezantohet (Foto)

Mini tërësisht i ri, shumë më herët se që është planifikuar të prezantohet (Foto)

Vetura e re, është parë pa asnjë shtresë kamuflazhi

Tashmë është bërë afro një vit, që kur Mini Cooper u pa për herë të parë, transmeton Telegrafi. Vetëm muajin e kaluar, kompania britanike e konfirmoi se makina që është parë duke u testuar është emëruar Mini Cooper S E.

Makina tërësisht elektrike, pritet të del në shitje në fund të këti viti, apo në fillimin e vitit 2020. Megjithëse planifikohej të prezantohej brenda një kohe të shkurtër, janë siguruar imazhet që e tregojnë këtë Mini edhe më herët.

Pasi që është fotografuar në një ambient të hapur, në një zonë urbane, Mini Cooper S E shfaqet në plotësi dhe duket se kompania nuk ka mundur ta mbajë fshehur më.

Ngjanë shumë me konceptin që është prezantuar para shtatë vitesh, madje i ka edhe rrotat e njejta. Megjithatë, grilli ka ndryshim prej Mini Cooper S, pasi është i mbyllur dhe përfundimet i ka shumë më të buta.

Kjo makinë elektrike, pritet ta ketë motorin me 33.3kWH sikurse BMW i3, ndërsa të ofrojë autonomi mbi 170 kilometra.

Derisa nuk ka ndonjë datë për prezantim, bendohet se Mini Cooper S E mund të shihet në Frankfurt Motor Show në shtator, aktivitet në të cilin është shfaqur për herë të parë gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/