LAJMI I FUNDIT:

Mini-fabrikat e përpunimit të leshit: “Valavicat” e Junikut (Video)

Mini-fabrikat e përpunimit të leshit: “Valavicat” e Junikut (Video)

Komuna e Junikut ka pasur një traditë të njohur në rajonin e Dukagjinit për përpunimin e leshit.

Vite më parë, përreth lumit që kalon në këtë qytet janë ndërtuar shtatë të ashtuquajtura ’valavica të leshit’. Këto fabrika kanë funksionuar duke përdorur fuqinë e ujit të Erenikut.


Megjithatë, këto fabrika pësuan në luftën e fundit pasi që të shtatat u dogjën nga forcat ushtarake serbe. Ndërtesat që kishin funksion të shumëfishtë në Junik, nuk u rindërtuan të gjitha.

Me ndihmën e Bashkimit Evropian vetëm një nga këto minifabrika u rindërtua dhe sot qëndron si monument me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore. /kallxo.com/