LAJMI I FUNDIT:

Minço Jordanov sulmon gazetarin Sashe Politiko për shkak të pyetjeve të parashtruara

Minço Jordanov sulmon gazetarin Sashe Politiko për shkak të pyetjeve të parashtruara

Gazetari Sashe Ivanovski – Politiko sonte është sulmuar nga afaristi Minço Jordanov, gjatë përpjekjeve të gaztarit për t’i parashtruar pyetje pas përfundimit të evenimentit të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të “Makstill”.

“Unë prisja të përfundojë evenimenti dhe u afrova te Jordanovi për t’i parashtruar pyetje. Ai u pajtua, por kur fillova ta pyes për ndërtimin e ndërtesës së re të OBRM-PDUKM-së nga kompania e tij “Beton”, u vërsul dhe më sulmoi, madje persona tjerë e mbanin për të më mbrojtur mua. Ai mundohej ta marë telefonin me të cilin bëja incizimin dhe ia doli, e vendosi në xhep, ndërsa truprojet e tij më nxorën jashtë objektit. Më pas ma kthyen edhe telefonin, por është i thyer”, tha Ivanovski.


Ivanovski thotë se Jordanov është zemëruar kur e ka pyetur se përse ja ka dhuruar OBRM-PDUKM-së ndërtesën e re, gjegjësisht selinë e re dhe nëse ka frikë nga hetimet e PSP-së për tenderët e ‘Shkupi 2014’, ku kompania e tij “Beton” SHA, Shkup ka pranuar mbi 216 milionë euro.

Ivanovski thotë se menjëherë do të denoncojë rastin në stacion policor dhe se do të provojë të nxjerrë videon incizimin nga incidenti i ndodhur për ta publiuar atë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori