Mbi 400 minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça”, po vazhdojnë grevën edhe në ditën e dytë, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që të miratojnë një ligj të veçantë, në bazë të së cilit ky kompleks të kaloj në pronësi të Qeverisë së Republikës se Kosovës.
Ahmet Tmava, drejtor i përgjithshëm në kombinatin “Trepça”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se minatorët janë këmbëngulës të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesës se tyre.
Ai thotë se mbetja e pozicionit të “Trepçës” nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), nënkupton pengim për zhvillimin e kësaj ndërmarrje.
Minatorët janë duke qëndruar në horizontin e tetë të minierës së “Trepçës”në Stantërg. “Ky status i paqartë në një institucion që nuk jep hapësirë zhvillimi, duke qenë nën AKP, do të thotë të jesh i penguar për të ecur më tutje, është një mbijetesë e pa perspektivë, pa mundësi investimesh, pa mundësi të planeve zhvillimore. Elementi bazë është për të krijuar parim të zhvillimit”, tha Tmava.
Kombinati metalurgjik “Trepça”, është ndërmarrje shoqërore dhe si e tillë menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ku shndërrimi eventual në ndërmarrje publike nënkupton kalimin e saj në pronë të Qeverisë së Kosovës.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, e konsideron të pa arsyeshme mbajtjen e grevës se minatorëve, pasi siç ka thënë ai, zgjidhja e problemit të kombinatit “Trepça” kërkon kohë.
“Ne konsiderojmë se arsye nuk është që të bëhet grevë në “Trepçë” sepse punëtorët janë të sigurt, “Trepça” është e sigurt, por asnjë gjë për “Trepçën” nuk mund të zgjidhet për një , dy ose tri ditë”.
“Unë mbrëmë kam biseduar më udhëheqësit e “Trepçës” dhe i kam sugjeruar që të vazhdojnë punën, që mos të ndërpritet, por nuk shoh asnjë arsyje që minatorët të qëndrojnë brenda sepse problemi do të zgjidhjet, por mund të zgjidhet vetëm në mënyrë normale dhe më një procedurë normale dhe më kohë”, ka thënë Mustafa.
Greva e minatorëve ka filluar pas vendimit të Qeverisë se Kosovës, kur të hënën është hequr nga rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës çështja e pronësisë se kombinatit “Trepça”, kjo në kuadër të diskutimeve për ndryshimet në ligjin për ndërmarrjet publike.
Kuvendi i Kosovës, ndërkaq më procedurë të shpejtë ka miratuar një ligj tjetër, atë për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë se tyre, në mënyrë që t’i hapet rrugë riorganizimit të kompleksit “Trepça”.
Edhe drejtori i minierës me flotacion “Trepça” në Stantërg, Qazim Jashari, tha se minatorët nuk pajtohen më miratimin e këtij ligji dhe nëse qeveria nuk ndërmerr ndonjë vendim, Jashari ka paralajmëruar masa më radikale veprimi. “Ky ligj vetëm e ka prolonguar çështjen e “Trepçës” për një kohë, sepse neve ende na menaxhon Agjencia Kosovare e Privatizimit, edhe është prolonguar afati i falimentimit për 18 muaj. Ne nuk jemi të kënaqur. Minatorët kërkojnë ligj të veçantë për “Trepçën” që kjo ndërmarrje të jetë publike“.
Por, zyrtarë të qeverisë kanë deklaruar se ligji i miratuar të hënën krijon kushtet për punë normale të “Trepçës’, duke evituar fillimin e procedurave për falimentim.
Ndryshe, ekspertë për çështje ekonomike kanë vlerësuar se në seancën e të hënës në Kuvendin e Kosovës, është parë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë prej synimit parësor që “Trepçën” ta shndërrojë në ndërmarrje publike, duke u dorëzuar përballë presionit nga Serbia, si dhe faktorëve tjerë.
Por, në një postim në rrjetin social facebook, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar se vendimin, i cili krijoi kushte që Trepça të ballafaqohet me falimentim nga data 2 shkurt, nuk e solli Serbia, por Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, vendorët dhe ndërkombëtarët.
Por, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me ndryshimin e ligjit për organizimin e ndërmarrjeve, evitoi mundësinë e falimentimit.
“Qeveria dhe Kuvendi janë të ndërgjegjshme të marrin të gjitha vendimet dhe masat më të mira për këtë kombinat dhe për ardhmërinë e këtij vendi”, ka shkruar Mustafa në facebook.
Kombinati “Trepça”, aktualisht merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut dhe është i vetmi prodhues i këtij lloji në Kosovë.
Ky kompleks operon në dy njësi, në jug dhe veri të Mitrovicës. Por, përveç aseteve dhe degëve të ndryshme të shpërndara në rajone të ndryshme, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë saj, ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet e 80-ta, me mbi 20 mijë punëtorë. /Rel /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos