LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ marrin pagën e mbetur

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ marrin pagën e mbetur
-->

Minatorët e kombinatit “Trepça” sot kanë marr pagën e muaji qershor pas një vonese.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.

“Po, sot punëtorët e kombinatit Trepça, pas një vonese i kanë marr pagat e muajit qershor”, tha Sadiku.

Ibrahimi: Paga e mbetur e minatorëve të kombinatit 'Trepça' do të paguhet nesër
Lexo po ashtu Ibrahimi: Paga e mbetur e minatorëve të kombinatit 'Trepça' do të paguhet nesër

Dje, kryeshefi ekzekutiv i “Trepça”, Basri Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin vonesën e pagës e ka arsyetuar me mungesë të përkohshme të mjeteve financiare.

“Paga e mbetur e minatorëve do të paguhen nesër. Për momentin kemi pasur mungesë të mjeteve financiare, pasi që e kemi shitur një pjesë te koncentratit dhe kemi pritur që të na lëshohet pagesa. Ky problem është i trashëguar dhe jemi duke punuar që ta tejkalojmë”, ka treguar Ibrahimi.

Punëtorëve të Trepçës ende nuk iu del paga, sindikata në pritje
Lexo po ashtu Punëtorëve të Trepçës ende nuk iu del paga, sindikata në pritje

Edhe në muajin mars të këtij viti, punëtorët e kombinatit ‘Trepça’ kanë pasur vonesa në marrjen e pagave. Mirëpo, me intervenimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, pagat e mbetura ishin paguar. /Telegrafi/